Njihuni me maturanten e vetme që mori 50 pikët e plota në provimin e "Gjuhës Shqipe"

Saturday, 30 June 2018 16:23

"Nëse e do vërtetë diçka, puna e gjithçka tjetër nuk të bën fare përshtypje kur merr atë vlerësim", kështu është shprehur Megi Canco. Ajo është e vetmja maturante në Shqipëri që mori pikët maksimale në provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë duke u vlerësuar me notën 10.

Megi Canco: "Jam shumë e lumtur për vlerësimin dhe për vitet që kam kaluar duke studiuar këtë lëndë. Jam përpjekur, kam studiuar, kam lexuar veprat."

Megi është nga Korça dhe ka marrë dije në gjimnazin Raqi Qirinxhi. Një pjesë të konsiderueshme të ditës e kalon mbi libra por suksesin ia dedikon familjes dhe mësuesve të saj

Megi Canco: "Sigurisht që familjes sime që më ka mbështetu gjithmonë që kur kam qenë e vogël, më ka krijuar të gjitha kushtet për të studiuar, më ka dërguar në shkollë që unë të arrij këtu ku jam sot."

Ka marrë rezultate të larta edhe në dy provimet e tjera por Megi ende nuk është e vendosur për studimet e larta ndërsa për bashkëmoshatarët ka një mesazh.

Megi Canco: "Mjafton që të punojmë dhe të japim më të mirën tonë. Nuk na vlerëson vetëm një notë apo numër, mjafton të japim më të mirën tonë pastaj të tjerat do vijnë vetë."

Për mësuesit e Megit ky rezultat nuk është surprizë

Mësuesja e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë e Megi Canco: "Kam qenë e vetëdijshme sepse edhe përpara se të futej në provim e kam vlerësuar maksimalisht. Megjithatë kur merr një lajm të mirë kushdo qoftë në vendin tim do ndihej krenar. Jo vetëm unë por gjithë stafi i kësaj shkolle ndihet krenar për vetë faktin se kjo është nxënëse e kësaj shkolle, na bën të ndihemi mirë."

Në provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë u vlerësuan me notën 10, 221 maturantë nga të cilët vetëm Megi Canco mundi të marr 50 pikët maksimale.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...