Arrestohet falsifikatori dhe procedohet oficerja e policisë për shpërdorim detyre

Saturday, 30 June 2018 21:08

Polica e Korçës ka arrestuar një person për falsifikim si dhe është  proceduar nga SHÇBA një oficere police për shpërdorim detyre.

Burime nga Seksioni Kundër Krimit Ekonomik e Financiar në drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bëjnë me dije se bënë arrestimin në flagrancë të A. L., 30 vjeç, banues në Bardhaj, Shkodër.

Gjithashtu në vijim të veprimeve proceduriale lidhur me këtë rast, nga struktura e SHÇBA, filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj E. Sh., 28 vjeçe, banuese në Korçë, me detyrë kontrollore në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë.

Personi i mësipërm, është kthyer INAD nga pala greke, me motivacionin se në pasaportën e tij i janë konstatuar 2 vula greke të dyshuara si të falsifikuara.

Ndërsa oficerja e Policisë, E. Sh., dyshohet të ketë shpërdoruar detyrën, pasi  ka lejuar kalimin e këtij të fundit, duke mos kryer kontrollin përkatës në sistemin TIMS.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Modifikuar më Saturday, 30 June 2018 21:16
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...