Skandaloze, Biblioteka përmbytet Rama kërkon para për Xhakën e Shaqirin

Diel, 01 July 2018 08:54

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama e ka cilësuar një skandal nismën e kryeministrit për të mbledhur para për të paguar gjobën e dy shqiptarëve të Zvicrës të vendosur nga FIFA.

Në një status në profilin e tij “Facebook”ai thotë se Ramës nuk i intereson pse Biblioteka Kombëtare përmbytet, por kërkon të hiqet si patriot i madh duke mbledhur para, për të paguar gjobën e FIFA-s ndaj dy futbollistëve shqiptarë të përfaqësueses së Zvicrës, Xhakës e Shaqirit.

Ndërmarrja e kësaj nisme nga ana e kreut të qeverisë jo vetëm që është në kundërshtim me ligjin sipas Luan Ramës, por edhe fyese për dy futbollistët. Ai nënvizon më tej se kjo mund ti dëmtojë ata pasi është kundër rregullave të FIFA-s.

Postimi i plotë:

Në Tiranë përmbytet Biblioteka Kombëtare, Kryeministri kërkon para për t’u paguar gjobën futbollistëve të Zvicrës!

Është përmbytur Biblioteka Kombëtarë! Sepse, idiotët që po shkatërrojnë Tiranën, të yshtur sa prej injorancës e po aq edhe prej makutërisë e babëzisë, duke prishur bulevardin e trotuaret, kanë shkatërruar edhe kanalizimet, e uji i shirave të ditëve të fundit, vërshoi në mjediset e Bibliotekës Kombëtare, duke përmbytur e shkatërruar mijëra e mijëra libra!

Për të kuptuar dëmin e pariparueshëm, më lejoni t’ju kujtoj se shkrimtari i madh Jorge Luis Borges, ka thënë: “E kam imagjinuar gjithnjë parajsën si një lloj biblioteke”.

Mirëpo, Kryeministrit tonë, nuk i intereson fare se ç’ndodh me Bibliotekën Kombëtare! Ai e ka hallin gjetiu!

Për t’u shitur si patriot i madh, gjithë merakun e ka se si të mbledhë para, për të paguar gjobën e FIFA-s ndaj dy futbollistëve shqiptarë të përfaqësueses së Zvicrës, Xhakës e Shaqirit, që i festuan golat e tyre ndaj kombëtares së Serbisë duke bërë shenjën e shqiponjës!

Natyrisht, me lojën, golat dhe fitoren ata na bënë të gjithëve krenarë, po Kryeministri ynë ç’punë ka që fut hundët atje ku nuk i takon?!

Mbi ç’bazë ligjore, me çfarë tagri e me çfarë statusi Kryeministri e merr një nismë të tillë?!

Xhaka e Shaqiri nuk kanë nevojë për paratë që mendon të mbledhë në mënyrë të kundërligjshme Kryeministri i Shqipërisë. Jo thjesht se aq para sa është gjoba që iu ka vënë FIFA e ndoshta edhe më shumë, ata i fitojnë vetëm në një ditë, por Kryeministri me nismën e vet, i fyen rëndë edhe ata!

Ndaj, unë jam i bindur që si Xhaka, edhe Shaqiri do t’i refuzojnë paratë që mund të mbledhë Kryeministri. Sepse, në këtë rast, ai po tallet me Xhakën e Shaqirin, e madje, edhe duke abuzuar me emrin dhe imazhin e tyre, pasi po mblidhen para për ta e në emër të tyre, përveçse në kundërshtim me ligjin shqiptar, por, edhe në kundërshtim me kontratat e futbollistëve dhe ligjet e rregullat e vetë FIFA-s!

Në Bibliotekën Kombëtare, i kanë ndehur e shpërndarë librat gjithë andej që të thahen në diell!

Por, mos prisni që Kryeministri të shqetësohet për librat dhe bibliotekën! Jo, ai po mbledh para për t’u ardhur në ndihmë Xhakës dhe Shaqirit!

Pa librat e biblioteka, spitalet dhe të sëmurët, fëmijët e shkollat, rrugët dhe cilësia e jetës së qytetarëve, kanë kohë dhe le të presin!…

Modifikuar më Diel, 01 July 2018 10:15
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...