Arrestohen 2 turq, tentuan të kalojnë kufirin me karta të falsifikuara

Diel, 01 July 2018 09:25

Dy shtetas turq janë arrestuar nga policia në Doganën e Murriqanit pasi kanë tentuar të dalin nga Shqipëria me karta identiteti të falsifikuara

Të arrestuarit janë  Malik Ejder , 36 vjeç dhe Bayram Çekir, 34 vjeç, të dy me banim në Turqi.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë procesit të regjistrimit në dalje nga Republika e Shqipërisë në P.K.K Muriqan janë paraqitur me kartë identiteti rumune, të cilat dyshohen të jenë të fallsifikuara.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, e parashikuar nga neni 189 Kodit Penal.

Modifikuar më Diel, 01 July 2018 09:31
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...