Ethe dhe faliment te biznesi i vogël: 10 korriku afati i fundit për TVSH-në

Diel, 01 July 2018 10:13

10 korriku është afati final kur rreth 10 mijë biznes, që kanë hyrë në skemën e TVSH-së pas uljes së pragut nga 5 në 2 milionë lekë, do të duhet të deklarojnë dhe paguajnë për herë të parë tatimin mbi vlerën e shtuar.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se se data 10 korrik 2018 është afati i deklarimit të librave të shitjes dhe blerjes për tatimpaguesit me qarkullim 2-5 milionë lekë, të përfshirë në skemën e TVSH-së që prej datës 1 Prill 2018. Tatimpaguesit, duhet të mbajnë në konsideratë se të dhënat e blerjeve dhe shitjeve regjistrohen në librat e shitjes dhe blerjes në baza mujore.

Dorëzimi i librave kryhet në mënyrë elektronike, nëpërmjet sistemit e-Filing, nëpërmjet llogarisë së deklarimit elektronik që ka vetë subjekti, në rubrikën “Librat e Shitjes dhe Blerjes”. Brenda datës 10 Korrik duhet të deklarohen librat e shitjes dhe blerjes për periudhat tatimore Prill, Maj dhe Qershor.

Në Librin e Shitjes, tatimpaguesi, duhet të regjistrojë në mënyrë kronologjike çdo faturë tatimore shitjeje të lëshuar prej jush, si dhe përmbledhjen e qarkullimit ditor të memorizuar të pajisjes fiskale në një shifër të vetme mujore. Po kështu, në Librin e Blerjes, tatimpaguesi regjistron çdo faturë blerje malli me dhe pa TVSH, sipas kolonave përkatëse. Totalet e të dhënave, të regjistruara në librat e shitjes dhe blerjes, plotësohen në rubrikat përkatëse të Deklaratës mujore të TVSH-së, e cila është e thjeshtuar. Ajo dorëzohet po në mënyrë elektronike, nëpërmjet sistemit e-Filing. Deklaratat e muajve Prill, Maj dhe Qershor duhet të dorëzohen brenda datës 16 Korrik 2018. Për mënyrën e plotësimit dhe deklarimit elekronik të librave të shitjes dhe blerejes si dhe deklaratës së thjeshtuar të TVSH-së, ju mund të klikoni në linkun: https://bit.ly/2Kj30HM, përfundon njoftimi i tatimeve.

FMN kundër

Ulja e kufirit të TVSH-së për xhiro vjetore nga 5 në 2 milionë lekë u miratua në fund të vitit të kaluar dhe hyri në fuqi nga 1 prilli dhe synonte nxitjen e mbajtjes së faturave dhe uljen e evazionit tek biznesi i madh. Ajo u shoqërua me debate të shumta, pasi bizneset deklaruan se kjo është një barrë shtesë, ndërsa Fondi Monetar Ndërkombëtar ishte kategorikisht kundër, pasi sipas tij, ajo nuk do sillte ulte të informalitetit përkundrazi do e nxiste më tej atë. “Ulja e pragut të TVSH-së krijon barrë të panevojshme administrative për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe krijon kosto të pajtueshmërisë për shumë ndërmarrje, kundrejt një rritje shumë të ulët potenciale në të ardhura”, ka pohuar Përfaqësuesi i FMN-së në vendin tonë, Jens Reinke, në një intervistë për Monitor.

Më herët tatimet kanë deklaruar se janë rreth 10 mijë biznese që janë regjistruar automatikisht në TVSH, pasi përgjatë vitit 2017 kishin deklaruar midis 2 dhe 5 milionë lekë xhiro. Rreth 60 mijë subjekte mbeten ende jashtë TVSH-së, por ato mund të futen automatikisht nëse kalojnë kufirin minimal prej 2 milionë lekë të ardhura në vit, apo rreth 5 mijë lekë në ditë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...