VIDEO/ Miliona në baste, pushtetarët justifikojnë pasurinë me skedina fituese

Diel, 01 July 2018 10:22

Një nga bizneset që përfiton më së shumti nga Kupa e Botës në futboll, janë pa dyshim kompanitë e basteve sportive. Të gjesh shumën e saktë se sa lekë  lënë shqiptarët këto ditë nëpër lloto është e vështirë por jashtë kamerave menaxherët e basteve thonë se shifrat janë marramendëse dhe numri i skedinave të vëna është i lartë.

Për Klan Plus një nga drejtuesit e kompanive,  thotë se 10 pika llotosh në kryeqytet bëjnë afro 25-50 milionë lekë xhiro në ditë imagjino sa para qarkullojnë  në mbi 3 mijë pika bastes që ndodhen në të gjithë vendin. Drejtuesit e llotove  kanë parashikuar që të ardhurat nga bastet në këtë botëror të rriten me afro 30 %. Një nga tendencat që vërehet është se jo vetëm lojtarët e përhershëm të basteve, por edhe njerëz që nuk kanë luajtur ndonjëherë po provojnë fatin nëpërmjet skedinave, teksa ndjekin skuadrat e tyre të zemrës.

Burime për Klan Plus thonë se një fenomen tjetër që po ndodh në këtë botëror është përdorimi i skendinave për të justifikuar pasurinë. Ka dyshime se persona të ndryshëm si, biznesmenë, politikanë apo zyrtarë të tjerë që duhet të deklarojnë dhe justifikojnë pasurinë, paraqesin para autoriteteve të shtetit, skedina fituese.

Për shumat fituese mbi 5 milionë lekë, një kopje e skedinës së tyre merren nga  persnat e interesuar që duan të justifikojnë pasurinë. Kujtojmë që një rast i tillë u shënua edhe vjet kur Klinton Spahiu, gjyqtar në Apelin e Durrësit që ishte nën hetim për korrupsion, në deklaratat e pasurisë së dorëzuara në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, raportoi disa skedina fituese për të justifikuar pasurinë./Klan Plus

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...