Nga sot hyjnë në fuqi rregullat e reja të BE-së per mbrojtjen e pushuesve

Diel, 01 July 2018 13:14

Duke nisur nga sot 1 korriku, do të hyjnë në fuqi rregullat e reja të BE-së për mbrojtjen e konsumatorëve të cilat do të sigurojnë mbrojtje më të madhe për pushuesit këtë verë.

Sipas Komisionit Europian, rregullat e reja jo vetëm që do të funksionojnë për pushimet tradicionale përmes paketave, por do të mbrojnë gjithashtu konsumatorët që rezervojnë në forma të tjera të kombinuara të udhëtimit, duke përfshirë edhe paketat e personalizuara.

Po ashtu, do të ofrojnë mbrojtje në rastet ku turistët blejnë shërbime udhëtimi përmes proceseve të veçanta të rezervimit, ose pasi kanë rezervuar në një faqe interneti, ftohen të rezervojnë një shërbim tjetër në faqe të ndryshme.

Sipas Komisioneres për Drejtësi, Konsumatorët dhe Barazinë Gjinore, përmes rregullores së re, udhëtarët do të mbrohen në rast se operatori falimenton, çka nënkupton kthimin e parave nga kompania.

“Rezervimi i paketave online është i lehtë, por nëse diçka shkon keq, ju doni të jeni të sigurt se do të jeni plotësisht të mbrojtur. Rregullat e reja të udhëtimit me paketa tani përshtaten me moshën dixhitale mënyra të reja për të prenotuar pushimet, udhëtarët gjithashtu do të përfitojnë nga të drejtat e reja dhe do të mbrohen mirë nëse operatori falimenton. Rregullat e reja gjithashtu do të lehtësojnë bizneset e udhëtimit për të ofruar shërbimet e tyre ndërkufitare”, u shpreh ajo.

Ndër të tjera, rregullat e reja përfshijnë informacione më të qarta për turistët lidhur me paketat, veçoritë, çmimin si dhe çdo element shtesë. Po ashtu, ata tashmë do të kenë mundësi të anulojnë pushimet e tyre duke paguar një tarifë të arsyeshme, në rastet kur destinacioni i tyre bëhet i rrezikshëm për shkak të fatkeqësive natyrore apo kur çmimi i paketës rritet mbi 8% mbi çmimin aktual.

Ndërkohë, në rastet e fatkeqësive natyrore kur udhëtarët e kanë të pamundur të kthehen nga pushimet, u mundësohet akomodimi deri në tre netë, të cilat mbulohen në përputhje me rregulloret përkatëse për të drejtat e udhëtarëve.

Ndihma konsullore dhe ajo mbi shërbimet shëndetësore është një tjetër pikë kyçe që përfshin rregullorja e re, informacione të cilat duhet të ofrohen nga organizatori i paketës.

Ndërkohë, nga rregullat e reja po ashtu do të përfitojnë njëkohësisht edhe bizneset, të cilat lehtësojnë dhe modernizojnë më tej aktivitet ndërkufitare, thuhet në deklaratën e Komisionit Europian.

KE deklaroi se do të shqyrtojë zbatimin e rregullave në shtetet anëtare, ku nuk përjashtoi masat që do të ndërmerren në rast moszbatimi të tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...