Reshjet e shiut dëmtojnë rrugët nacionale në Kukës, nuk mirëmbahen

Diel, 01 July 2018 14:01

Reshjet e dendura të shiut të cilat kanë rënë gjatë gjithë muajit qershor, kanë sjellë jo pak dëme jo vetëm në bujqësi, por edhe në infrastrukturën rrugore.

Ndonëse në zonat fushore, janë dëmtuar të mbjellat dhe janë përmbytur sipërfaqe të tëra me toka, në veri-lindje ka ndodhur e kundërta. Në zonën e Kukësit janë dëmtuar disa prej rrugëve nacionale, ku siç raportojnë banorët, në shumicën prej rrugëve janë shkaktuar rrëshqitje masive dherash e gurësh, duke vënë në rrezik jetën e përshkuesve të rrugës. Fotot që shihni i përkasin rrugës Kukës-Bushtricë, ku banorët thonë, se prej ditësh dherat kanë qenë të pranishme, por askush nuk ka ndërhyrë për t’i pastruar ato nga traseja e rrugës.
“Kemi më shumë se 10 ditë që në trasenë e rrugës bien dhera e gurë, pro askush nuk ka ndërhyrë për t’i larguar. Rruga duhet mirëmbajtur, pasi ne rrezikojmë jetën çdo ditë duke kaluar” thotë një banor i zonës. Por, në të njëjtën situatë gjendet edhe rruga tjetër, Kukës-Shishtavec, ku siç duket, traseja e rrugës ka rrëshqitur dhe deri tani askush nuk ka ndërhyrë. Banorët i bëjnë apel institucioneve që të mirëmbajnë rrugën, pasi ajo është ndërtuar viteve të fundit dhe se nëse vijon të shkatërrohet, do të dëmtojë edhe turizmin, duke qenë se kjo zonë njihet për atraksionet e saj turistike.
“Rruga është ndërtuar viteve të fundit. Të lihet në këtë gjendje, është skandaloze. Ka rënë traseja, bien gurë e dhera dhe askush nuk e mirëmban. Bashkia apo shteti duhet të ndërhyjnë” thotë një drejtues automjeti që çdo ditë transporton pasagjerë nga Shishtaveci në Kukës.
Në disa fshatra të thellë të Kukësit reshjet e shiut kanë qenë edhe në formën e breshërit, duke sjellë dëmtime të kulturave bujqësore, por më problemtike situata paraqitet në rrugë, sidomos ato rurale të cilat janë në gjendje shumë të rënduar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...