Zyrtare/Gjermania kërkon infermierë nga Shqipëria, 50 mijë vende vakante. Ja kushti

Diel, 01 July 2018 16:19

Qeveria e Gjermanisë do të nisë së shpejti masat për të eliminuar mungesat për staf në shëndetësi. Sipas një marrëveshjeje të koalicionit qeverisës, disa ministri do të punojnë së bashkë për të hartuar planin e plotë.

Nga ky veprim pritet të krijohet një mundësi e mirë përfitimi për infermierët nga Shqipëria dhe Kosova. Vetë ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, u shpreh për Bild se “do të fokusohet në lehtësimin e rekrutimit të stafit në Europën Juglindore, ku këto dy vende paraqesin një potencial të madh për profesionistët e rinj”.
Problemi konsiston në faktin se profesionistët e trajnuar shpesh duhet të presin deri në 10 muaj për një vizë pune në Gjermani. Ministri u shpreh se këto procedura do të përshpejtohen.
Aktualisht janë rreth 50 mijë vende vakante për infermierë në Gjermani dhe Spahn u shpreh se të huaj do të mbushin një pjesë të madhe të tyre.
“Të huajve që duan të punojnë në shëndetësi në Gjermani duhet t’u lejohet qëndrimi për gjysmë viti. Kushti duhet të jetë që ata të mos përfitojnë asnjë cent nga asistenca sociale dhe nëse nuk kanë një punë fikse si infermiere pas gjashtë muajsh, ata duhet të largohen”, u shpreh ministri gjerman i Punës Hubertus Heil.
Sipas ministrit të punës, Gjermania vitin tjetër do të rrisë ndjeshëm pagat e infermiereve, duke arritur një marrëveshje të përbashkët për pagat. Ndërkohë, ministrja e Familjes, Franziska Giffey premtoi programe trajnimi dhe një fushatë informimi për profesionin e infermierit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...