Policia e Pogradecit ka bërë me dije ditën e sotme se rreth orës 08:45, në breg të liqenit, në afërsi të fshatit Pojskë-Pogradec, është konstatuar trupi i pajetë i një rreth 55-60 vjeç.
Policia bën me dije se ka dyshime se ai mund të jetë mbytur në liqen.
Mësohet se është ngritur grupi hetimor dhe po punohet për identifikimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /55News.al/