Fondet IPARD, aplikimet shtyhen në shtator, BE do vlerësojë si do shpërndahen paratë

Hënë, 02 July 2018 10:18

Bashkimi Europian ka shtyrë për në shtator aplikimet e fermerëve shqiptarë për të përfituar nga fondi IPARD për financimin e projekteve të ndryshme.

Lajmi bëhet i ditur nga zv.ministri i Bujqësisë, Ilir Halilaj për Tv “Ora News”.
Fondi në fjalë është 90 milionë euro dhe ai do të vihet në dispozicion të fermerëve shqiptarë. Por sipas numrit dy të dikasterit të Bujqësisë, Bashkimi Europian ka kërkuar që të realizojë një vlerësim administrativ në lidhje me menaxhimin e fondit, pavarësisht se janë përmbushur kushtet e vëna.
“Agjencia për Zhvillimin Bujqësor Rural, si një implementues i programit të IPARD ka marrë akreditimin e saj, janë plotësuar të gjitha e BE-së nga ana jonë.
Ka mbetur pezull një vlerësim administrativ që po bëhet nga Brukseli, që ne mendojnë se në fund të gushtit ta kemi gati. Thirrja me shumë gjasa do të hapet shumë shpejt në shtator”, shprehet Halilaj.
Aktualisht qeveria shqiptare ka hapur aplikimet për fondin e vënë në dispozicion për agroturizmin, një sektor që pret të përfitojë edhe 13 mln euro nga fondet e BE-së.
“Kemi vënë në dispozicion rreth 2.5 milion euro për agroturizmin në 2018 me fonde të buxhetit të shtetit por duhet thënë se këto nuk janë fondet e vetme në dispozicion të agroturizmit.
Me hapjen e thirrjes për aplikime nën programin IPARD 2, janë buxhetuar gjithashtu, 13 milionë euro të tjera për subjektet e interesuara në aktivitetin e agroturizmit”, deklaron zv.ministri.
Sipas tij, aktualisht kanë shprehur interes mbi 30 subjekte, midis të cilave edhe të huaj, por për të përfituar këto subjekte duhet të plotësojnë disa kritere.
“Pasjen të minimumit 1 hektar tokë bujqësore në rast se subjekti ka prodhimtari në fermë ose të gjysmë hektari serash për prodhimet e serave.
Gjithashtu, një ndër kriteret është dhe pasja e blegtorisë deri në 10 gjedhë ose 100 të imëta”, shpjegon zv.ministri Halilaj.
Ministria e Bujqësisë ka nisur diskutimet me grupet e interesit në lidhje me kriteret që duhet të plotësojnë fermerët për të përfituar nga subvencionet e BE-së, ndërsa vështirësitë për të përfituar nga ky fond janë pranuar edhe prej vetë Ministrit të Bujqësisë sipas të cilit një fenomen i tillë ka ndodhur edhe në vende të tjera të rajonit ku përthithja nuk ka qenë më shumë se 10-13% e fondeve në total.

Modifikuar më Hënë, 02 July 2018 16:07
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...