“Djali im është budalla!”, flet nëna e 50-vjeçarit që plagosi tre policët

Hënë, 02 July 2018 12:13

Nëna e autorit të grabitjes së dyqanit në Elbasan ka thënë se djali i saj është me probleme mendore, prandaj ka kryer aktin e grabitjes. E pyetur nga gazetarët, ajo nuk jep shumë detaje në lidhje me ngjarjen, pasi nuk ishte e pranishme, por thotë se djali mund ti ketë qëlluar policët me gërshërë.

Nëna e autorit: I gjetën policët po nuk mi treguan sa para ishin.

Kush i goditi i pari, polici apo djali juaj?

Nëna e autorit: Po nuk isha unë se isha në punë, erdha me vonesë. Po më duket se ata e goditën më parë, kurse ai nuk e di. E goditi një polic, e shtrinë dhe e lidhën, gjaku shkonte lumë dhe e çuan në spital.

Ka pasur thikë djali?

Nëna e autorit: Jo, kishte gërshërët që punonte thuprat

Po me gërshërë i ka goditur policët?

Nëna e autorit: Nuk e di, më gërshërë mbase e ka goditur, kurse ata 4 veta e shtrinë.

Ju e dënoni veprimin e djalit që ka marrë lekë dhe a ka qenë mirë nga ana psikologjike?

Nëna e autorit: Nuk ka qenë mirë ai, ne kemi kaq vite që hamë tek ai dyqan. Ka një javë që ka kaluar, iku nga mendja, se jeton vetëm dhe pa drita. Edhe këtë shtëpinë ja bëri vjet qeveria.

Çfarë kërkoni ju?

Nëna e autorit: Mos ma torturojnë djalin, është njeri me probleme mendore, budalla është. Edhe ata e dinin që është i sëmurë, se do ta kishin vrarë me pistoletë.

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...