×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Misteri i mbytjes/ Gjendet pas 12 ditësh iraniani

Hënë, 02 July 2018 17:48

Është gjetur trupi muxhahedinit që u mbyt 2 javë më parë në Durrës.

Kujtojmë se viktima u zhduk më 19 qershor, në rezervuarin e fshatit Rrotull në Durrës, disa kilometra larg kampit të tyre.

Maleka Shara’i 47-vjeç, banues në Manëz ishte futur për t’u larë dhe ishte mbytur.

Kërkimet janë kryer nga polumbarë të portit dhe efektivë të policisë së Durrësit.

Trupi i tij është konstatuar në thellësi të rezervuarit, pjesërisht i dekompozuar nga qëndrimi për një kohë të gjatë në ujë.

Trupi i pajetë është dërguar për ekzaminim në morgun e Spitalit të Durrësit.

Në reagimin e saj organizata Muxhahedine e Iranit, PMOI kishte deklaruar se Malek humbi jetën në përpjekje për të shpëtuar jetën e një miku të tij i cili kishte hyrë në rezervuar dhe po mbytej për shkak të një spazme muskulare.
PMOI deklaronte se Shara arriti ta shpëtojë mikun e tij, por vetë nuk mundi të shpëtonte.

78d93f72 bce5 47f5 b8ee a3faa4a3d75d

 

Deklarata e Plotë e PMOI për mbytjen e Malek:

Anëtari i PMOI Malek Shara’i u martirizua gjatë përpjekjes për të shpëtuar jetën e njërit prej miqve të tij në liqenin Rrotull në zonën e Durrësit në Shqipëri.
Të martën, 19 qershor, kur Malek, i cili ishte në breg, vuri re se njëri nga miqtë e tij që ishte futur në liqen për të notuar po mbytej për shkak të një spazme muskulare, u hodh menjëherë në liqen me të gjitha rrobat veshur dhe, me shumë përpjekje, ia doli ta nxirrte në sipërfaqe dhe ta shpëtonte. Por pas pak sekondash, edhe ai vetë u zhyt në ujë dhe nuk mundi të dilte. Kërkimet dhe përpjekjet e mëtejshme nga katër miq të tij dhe një banor vendas duke përdorur një barkë për ta gjetur, dështuan. Njëkohësisht, PMOI i kërkoi ndihmë policisë dhe ekspertëve zhytës të qeverisë shqiptare, dhe operacioni i kërkimit vazhdoi dy herë deri në mbrëmje. Përpjekjet për të gjetur trupin e Malek-ut vazhduan të mërkurën, të enjten dhe të premten, por kanë qenë të kota deri tani.
Anëtari i PMOI Malek Shara’i, lindur në Khorramshahr në 1970, iu bashkua NLA (Ushtrisë Kombëtare të Çlirimit) 21vjet më parë, dhe kaloi vite të lavdishme përkushtimi në kampet Ashraf dhe Liberty.
Malek ishte një nga të mbijetuarit e masakrës së 1 shtatorit, 2013 në Kampin Ashraf në Irak, gjatë së cilës 52 anëtarë të PMOI u martirizuan gjatë një sulmi nga forcat e diktatorit të “Irakut të Ri” al-Maliki dhe mercenarët e Forcave terroriste Quds. Malek, së bashku me miqtë e tij të tjerë në Ashraf, me një guxim të pamasë dhe i paarmatosur, luftoi kundër mercenarëve.
Malek do të mbahet mend gjithmonë si një simbol frymëzues nga të gjithë luftëtarët e lirisë për ndershmërinë, guximin, përkushtimin dhe devocionin e tij të madh ndaj kauzës së popullit iranian për liri.
Organizata Muxhahedine e Popullit e Iranit

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...