Urdhër arresti për policen gjermane të IS-it

Tuesday, 03 July 2018 08:57

Hetuesit gjermanë arritën për herë të parë që të lëshojnë një urdhër arresti për një përkrahëse gjermane të IS-it, pas kthimit të saj në Gjermani.

27-vjeçarja Jennifer W. u arrestua të premten e kaluar në Bavari, njoftoi Prokuroria Federale në Karlsruhe. Përveç kësaj u kontrollua edhe banesa e saj në rrethin e Vechta në Saksoninë e Ulët.

Prokurori i Përgjithshëm Federal Peter Frank dëshiron të hetojë më me forcë ndaj mbështetëseve të organizatës terroriste "Shteti Islamik" (IS). Megjithatë kjo në shumicën e rasteve është e vështirë, sepse gratë shpesh martohen me luftëtarë të IS-it, lindin fëmijë dhe i edukojnë ata në frymën e ideologjisë së IS-it, por nuk ndërmarrin veprimtari aktive apo shërbejnë nën armë.

Në rastin e Jennifer W, hetuesit arritën të gjenin dëshmi se në periudhën shtator 2014 deri në fillimi të vitit 2016 kishte shërbyer për IS-in në Irak si "police për moralin". Mbrëmjeve ajo patrulonte në parqet e qyteteve të Falluxhës dhe të Mosulit, dhe kontrollonte nëse gratë e tjera respektonin rregullat e sjelljes dhe të veshjes të vendosura nga milicia terroriste. Për këtë ajo fitonte mes 70 dhe 100 dollarë në muaj.
Para dy vjet e gjysmë islamistja u arrestua nga forcat turke të sigurisë pas një vizite në ambasadën gjermane në Ankara dhe u ekstradua për në Gjermani. Që nga kjo kohë ajo synonte të rikthehej në territoret e pushtuara nga IS-i. 27-vjeçari gjendet që nga e shtuna në paraburgim.

Nga 1000 rastet e reja të hetimeve të Prokurorisë Federale të nisura në vitin 2017, 24 kishin të bënin me femra të dyshuara për lidhje me organizatat terroriste islamike. Gjatë vitit 2018 kanë nisur më tepër se 20 hetime të reja ndaj femrash të përfshira në veprimtari të tilla.

Sipas autoriteteve gjermane të sigurisë nga zonat e luftimit në Siri po largohen për t'u rikthyer në Evropë gjithnjë e më shumë milicë të IS-it apo gratë e tyre, për shkak se IS-i ndodhet atje në një gjendje të vështirë ushtarake. IS-i u ka kërkuar atyre që largohen që të përpiqen ta fshehin identitetin e tyre të vërtetë.DW

Modifikuar më Tuesday, 03 July 2018 08:58
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...