Katër ferret më të tmerrshme

Tuesday, 03 July 2018 10:12

Ferri është një hapësirë mitike, prezente në shumë besime kryesore. Bëhet fjalë për një vend që shpirtrat e dënuar i kushtohen purifikimit të përjetshëm të fajeve që kanë bërë në jetën e tyre. Çdo kulturë ka ferrin e vet edhe pse ekzistojnë disa koinçidenca mes tyre. Po ju kujtomë 4 më të njohurit.

Ferri i Dantes.
I përshkruar nga poeti i madh në pjesën e parë të “Komedisë Hyjnore” përfaqëson mishërimin më të pranuar të ferrit katolik. Për të hyrë në të duhet të kalosh një portë mbi të cilin ishte shkruar: “Duke nisur që këtu braktisni çdo shpresë”. Ferri i Dantes përbëhej nga 9 rrathë (më tepër një parasallë nga e cila ndalonin shpirtrat e të dobtëve) që korrespondon me çdo varietet mëkatarësh. Secili prej tyre kishte vuajtjen e vet, kështu në njërin prej rrathëve mëkatarët digjeshin në katran, ndërsa të tjerë groposeshin në tokë duke lënë vetëm këmbët e djegura jashtë. Rrethi i nëntë u ishte rezervuar mëkatarëve më të mëdhenj, ishte një det akulli.
Ferri i “Njëmijë e një netëve”.
Një nga krijimet e pakta të ferrit islamik gjendet në këtë vepër letrare. Kapitulli korrespondent i natës 493 thotë se bëhet fjalë për një ndërtesë me 7 kate, secili prej tyre i ndarë nga një distancë prej 1000 vjetësh. Libri vetëm përshkruan të parin dhe thotë se është plot me male dhe qytete zjarri.
Hadi grek.
Mund të shkosh tek ai përmes lagunës Estigia dhe e vetmja vuajtje që kanë shpirtrat e dënuar ishte ekzili dhe ndarja me të afërmit. Sovrani i kësaj mbretërie ishte perëndia Had, i shoqëruar gjithmonë nga një qen me tri koka të quajtur Cerbero. Aty jetonin edhe erinitë, gra me flokë gjarprinjsh që ngandonjëherë e linin vendin e tyre për të shqetësuar të gjallët.
Ferri aztekas.
Në mitologjinë meksikane flitet për Mictlán, botën e ndërmjetme. Për të mbërritur aty shpirtrat e të vdekurve duhet të ndërmerrnin një udhëtim që zgjatte 4 vite gjatë të cilëve duhet të kalonin 8 nivele, në secilin prej tyre duhej të tejkalonin një provë. Nëse nuk e kalonin, qëndronin përjetësisht të kapur në atë nivel. I pari pej tyre e kishte emrin iItzcuintlán dhe mund ta kapërcenin vetëm ata që në jetën e tyre ishin sjellë mirë me qentë. Në të tjerët, të vdekurit sulmoheshin nga xhaguarët dhe nga qenie që hidhnin shigjeta për t’u penguar udhëtimin më tej. / bota.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...