Historia e 17-vjeçares, braktis familjes për burrin e martuar, përfundon prostitutë

Tuesday, 03 July 2018 10:28

 Një vajzë 17-vjeçare, për hir të dashurisë së saj që kishte krijuar me një burrë të martuar dhe me dy fëmijë, pa kuptuar është kthyer në një prostitutë të rregullt duke frekuentuar hotelet dhe lokalet e natës të Shkodrës.

Vajza ka krijuar një lidhje me A.B, të cilin, për shkak të ndjenjave të dashurisë që kishte, e prezantonte në shoqëri dhe familje si të fejuarin e saj, por duke refuzuar të takojë prindërit e të dashurit që kishte zënë.

E mitura qëndronte së bashku me A.B në lokalin në fshatin Shkjezë në Bushat, ambient që ishte marrë me qira nga A.B, derisa ky i fundit një ditë i ka kërkuar që ajo të kryente marrëdhënie seksuale me disa persona të tjerë, pasi i nevojiteshin para’. Ky ambient ka qenë fillesa për t’u shfrytëzuar si prostitutë, ku klientët i gjente i dashuri i saj dhe përfitimet monetare i merrte ai.

Në dëshminë e saj, vajza 17-vjeçare u ka treguar prokurorëve se gjithçka e kishte bërë nga verbëria e dashurisë që kishte krijuar, pasi A.B, që tashmë është marrë i pandehur, i kishte premtuar se do të martoheshin pasi të divorcohej me gruan e parë, me të cilën kishte dhe dy fëmijë. Mirëpo, pas lënies së këtij lokali, vajza ka filluar punë në një furrë buke, ndërsa tutori i saj ka vijuar ta shoqërojë vajzën e mitur në ambjentet e lokalit në Shkodër, duke i gjetur klientë për të kryer marrëdhënie seksuale.

Kryesisht, e mitura frekuentonte hotele në periferi të Shkodër dhe në zonën e Kryebushatit. Megjithëse ishte kthyer në prostitutë me kohë të plotë dhe, sipas saj, këtë gjë po e bënte si sakrificë për dashurinë e saj që kishte gjetur, veprimtaria e saj në Shkodër kishte rënë në sy edhe të oficerëve të policisë, të cilët kishin nisur hetimet dhe po ndiqnin lëvizjet e saj dhe tutorit në çdo moment

"Gjej një shoqe e ikim në Itali"

Gjatë kësaj kohe, tutori i saj A.B i ka thënë 17-vjeçares që të gjente dhe ndonjë shoqe në fillim të verës dhe të iknin në Itali, ku ai të shkonte më parë dhe A.. të vinte më pas, sëbashku me shoqen e saj. Ka rezultuar nga përgjimet se e dëmtuara shfrytëzohej për prostitucion gjatë natës dhe për këtë arsye ajo thirrej prej të hetuarit gjatë orëve të natës. Ikja e saj gjatë natës është bërë shkak dhe i konkflikteve të vazhdueshme me familjarët e saj, të cilët nuk e lejonin të largohej gjatë natës, por e dëmtuara, e nxitur prej tutorit të saj, nuk i dëgjonte fare dhe largohej në orare të papërshtatshme. Marrëdhëniet me familjen e saj janë përkeqësuar aq shumë, sa që e dëmtuara ka vendosur të braktisë familjen e saj.

Braktis familjen, iku tek komshiu

Pas largimit nga banesa e saj, e mitura ka shkuar të jetojë përkohësisht tek një komshi. Gjatë kësaj kohe, vajza ka kërkuar që të shkojë tek banesa e tutorit të saj, por ky i fundit e refuzon, duke i thënë se do të shkonte në Itali dhe aty pastaj do të jetonin së bashku. Por fillimisht duhet të shkonte ai më parë dhe më pas do të shkonte edhe vajza.

Në funksion të shkuarjes në Itali, e dëmtuara ka nxjerrë dhe pasaportën sapo ka mbushur moshën 18 vjeç. Gjatë kësaj kohe, ajo ka filluar punë në një lokal tjetër në Shkodër. Në këtë lokal, e mitura njihet me L.K, e cila punonte aty sëbashku me vajzën e saj V.K. Të dyja ato marrin dhe të miturën në banesën e tyre, duke e strehuar aty. Për të paguar qiranë e shtëpisë ajo ka kryer marrëdhënie seksuale me pagesë; një pjesë të klientëve ja ka gjetur L.K, ndërsa të tjerët i ka gjetur vetë, të njohur të tutorit të saj, që kishte ikur tashmë në Itali.

Gjatë gjithë kësaj kohe, tutori i saj i ka mbajtur lidhjet me të dëmtuarën dhe, kur takohej me të, ia merrte dhe gjithë sasinë e lekëve që ajo kishte kursyer. Arrestimi i të miturës është kryer nga policia në një hotel në Shkodër, ku u ndalua në flagrancë duke kryer marrëdhënie seksuale me një klient. U arrestuan edhe dy gratë që e strehuan dhe e përdornin./Shqiptarja.com

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...