Pse heshti z. Cutillo për dy objektet, trashëgimi edhe italiane

Tuesday, 03 July 2018 12:22

Shembja e stadiumit “Qemal Stafa” dhe ndërtimi i një kulle më stadium si dhe plani për të shembur Teatrin Kombëtar për të ndërtuar aty 6 kulla shumëkatëshe në qendër të Tiranës, përpos zhdukjes së memories dhe trashëgimisë kulturore shqiptare janë edhe humbje e madhe e pasurisë arkitektonike të historisë italiane.

I gjithë ansambli i jashtëzakonshëm i ndërtimit të qendrës së Tiranës është një trashëgimi e madhe vlerash dhe pasur e përbashkët e shqiptarëve por edhe e Italisë.  Të kujtojmë se çdo ndërtesë, e gjitha arkitektura është një investim italian i para 80-90 viteve.  Arkitekti i njohur italian Brasini e konceptoi çdo gjë në nivelin e bulevardit, për të respektuar ndërtimet e ulta të sheshit. Edhe sot këto janë ndërtimet e vetme me të cilat krenohet kryeqyteti i Shqipërisë.

Këto kohë ka pasur debate të mëdha për ruajtjen e këtyre vlerave, kjo për shkak se në krye të qeverisë dhe të bashkisë kemi dy njerëz që nuk kanë asnjë skrupull dhe zeron respekt për çdo vlerë në këtë vend.

Ajo që është vënë re është se zero ka qenë edhe reagimi i ambasadorit italian në Shqipëri Alberto Cutilo. Si përfaqësuesi i vendit i cili ka dhënë kontributin e madh të ndërtimit të kësaj pasurie, trashëgimi e vyer edhe e popullit italian, do të ishte me interes një mendim i tij. Sidomos kur e dëgjon të dalë dhe të reagojë për çdo zhvillim tjetër dhe të mbajë qëndrim, qëndrime që në fakt dallojnë qartë që janë pro qeveritare.

Çfarë po ndodh?! Kaq e pa interesuar është Italia për trashëgiminë e saj apo ambasadori është i zënë me qëndrimet e tij pro qeveritare?! /55news.al/

Modifikuar më Tuesday, 03 July 2018 12:29
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...