Krasta në protestën e Teatrit: Shkatërrimi i vlerave është fiksimi i kësaj qeverie

Tuesday, 03 July 2018 19:54

Protestës së sotme për teatrin i është bashkuar edhe gazetari dhe moderatori i mirënjohur Adi Krasta.

Gjatë fjalës së tij Krasta ka thënë se shkatërrimi i teatrit është një obsesion i sëmurë i qeverisë për të shkatërruar objektet me vlerë dhe për të ngritur në vend të tyre kulla pa shpirt.

"Unë nuk jam një aktor. Do kisha qenë i dobët si shumë të tjerë që nuk e duan teatrin për fat të keq. Kam intervistuar aktorë pothuajse gjatë gjithë jetës sime në radio e televizion dhe kam kuptuar nga ata se sa shumë dhe sa i rëndësishëm ka qenë jo vetëm teatri por çdo gjë që lidhet me teatrin. Gjëra të vogla, të parëndësishme në dukje, gjëra për të cilat është me cinizëm janë bërë shakara…kanë qenë shumë të rëndësishme për to. Çfarë kuptoj unë?! Unë kuptoj që është e pasinqertë në thonjëza drama për të shpëtuar teatrin nga ana e qeveritarëve. Minimalisht është e pasinqertë, maksimalisht është shumë e dyshimtë. Pse? Sepse të thuash për këtë kompleks, ndërtesa e teatrit të vjetër dhe që duhet shembur është minimalisht të jesh i palexuar, i pashkolluar, i pavëmendshëm për detajet e rëndësishme. Mjafton të lexosh Aurel Plasarin në shkrimin e fundit për historikun e teatrit, mjafton të lexosh shkrimin e arkitektit Raça, reagimin e arkitektëve, shumë njerëz si ju, si ne që qëndrojnë këtu pa asnjë qëllim të nëndheshëm konspirativ. Çfarë kërkojmë ne: që ky kompleks i ashtuquajturi kompleksi Skënderbeg të mos prishet sepse është i jashtëzakonshëm. D.m.th po ra  ky kompleks dhe këtu të ndërtohen disa kulla, po të bjerë galeria dhe të ndërtohen ngjitur një ose dy kulla, në qoftë se në mes të Muzeut Kombëtar mbin një kullë, dhe në qoftë se mbrapa stadiumit ‘Dinamo’, tek fusha e zezë ndërtohen kulla, të gjitha këto u janë premtuar atyre që kanë bërë projektet, firmave ndërtuese kjo do të sjellë që Tiranën të mos ta njohim siç është realisht. Kjo është Tirana që ka ndryshuar katërcipërisht, duke mos u bërë e bukur. Sot kjo lëvizje është e jashtëzakonshme. Në skenarin më të keq marrëzia do ta shkatërrojë këtë ambient dhe ne do mërzitemi shumë. Unë dyshoj shumë që ky mund të jetë fillimi i rënies së madhe nëse marrëzia shkon deri në fund. Kam një dyshim se nuk mund të ketë arrogancë të pandëshkueshme. Nuk mund të ketë pandjeshmëri të pandëshkueshme. Nuk mundet të ketë injorancë të pandëshkueshme. Nuk do duhet të kishte. Kështu që ca këshilltarë të mençur do të duhet t’i thonë kryeministrit që është mençuri të tërhiqet, është shtetari. Të dish, të kuptosh ndjeshmërinë e njerëzve”, tha Krasta.

Duke vijuar më tej arsyetimin e tij, Krasta tha se ‘obsesioni, ngulmimi me çdo kusht duke folur hajvanllëqe që nuk qëndrojnë, obsesioni për të shkatërruar ato që janë të rëndësishme në një qytet dhe për t’i transformuar ato në kulla pa shpirt, për hir të së vërtetës edhe pa lezet, ky obsesion tregon nivel të ulët intelektual, tregon deviacion shpirtëror dhe psikologjik, një pakënaqje të tmerrshme dhe  tregon gjithashtu që nuk kupton realitetet e jetës së përditshme’.

“Ndaj jo ‘rroftë teatri’, jo ‘të shpëtojmë ndërtesat’ por Kompleksi Skënderbeg të qëndrojë ekzaktësisht kështu dhe vazhdimisht dhe në mënyrë të prerë”, theksoi Krasta.

Modifikuar më Tuesday, 03 July 2018 20:20
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...