Tjetër skemë mashtruese përfshin Shqipërinë! Kujdes me telefonatat nga numra...

E mërkurë, 04 July 2018 08:15

Fillimisht do të merrni një telefonatë nga një numër i çuditshëm. Më shumë është një zile të cilën mund ta interpretoni për telefonatë nëse nuk e keni parë në kohë reale. Gjasat janë që të jetë me një prefiks +375, +371, +370 që i përkasin respektivisht shteteve si Bjellorusia, Lituania dhe Letonia, por kjo nuk përjashton prefikse të tjera. Kini kujdes! Në fakt nuk është duke ju telefonuar askush, thjesht po tentojnë t’ju “peshkojnë” që ju të ktheni telefonatën duke iu bërë që të shpenzoni para. Kjo është skema mashtruese e radhës e cila po bëhet problem edhe në Shqipëri. Operatorët e telefonisë celulare raportojnë se kohëve të fundit kjo është kthyer në një shqetësim real pasi njerëzit nuk e dinë dhe kthejnë pas telefonatën duke u faturuar, kurse kompanitë nuk kanë mekanizma për të ndaluar këto lloj telefonatash që vijnë nga jashtë.

 Si funksionon skema

Për të ilustruar sesi funksionon skema do t’i referohemi një rasti konkret. Në numrin e X qytetari të shtunën e kaluar në orën 18:42 vjen telefonata e parë. Qytetari e konstaton këtë telefonatë (që në fakt ka qenë zile e shkurtë) në orën 18:53 dhe kthen pas telefonatën e cila zgjat 15 sekonda, pa asnjë zile si paralajmërim, iu del sekretaria e cila është duke folur në rusisht. Duke qenë se duket që diçka nuk është normale qytetari mbyll telefonin. Faturimi i tij pak orë më vonë rezulton me 105 lekë ekstra jashtë paketës. Pas kësaj telefonate nisin në seri zilet e shkurta nga një numër tjetër i ngjashëm, dhe pas tij edhe një tjetër por gjithmonë të ndryshëm. E vetmja e përbashkët është pjesa e prefiksit. Pas disa tentativave telefonatat zhvendosen në Viber deri rreth orës 21:00.

Të nesërmen (të dielën) telefonatat vijnë nga një tjetër prefiks që i korrespondon Lituanisë. Insistimi duket se lidhet me faktin pse qytetari ka kthyer telefonatën që në momentin e parë. Sapo konstatohet se qytetari ka kuptuar që diçka nuk është normale në këtë pjesë, vëmendja zhvendoset tek një tjetrën “viktimë”. Përfitimi që nxjerr kjo lloj skeme lidhet me faktin që ti shpenzon para duke iu kthyer telefonatën. Pagesa e tyre kryhet nga kompania celulare me të cilën ti ke kontratën apo mbajtëse të numrit ndërkohë që këto para do të të mbahen ty në momentin që shkon për faturën e plotë mujore.

Kompanitë celulare thirrje për kujdes

Rastet që kanë rënë pre e skemës mashtruese të njohur edhe në botë si “Skema e një zileje” në vendin tonë kanë qenë të shumta. Kompanitë celulare duke kuptuar qartë se klientët nuk kanë ditur se bëhej fjalë për një mashtrim kanë preferuar që të mbajnë vetë koston ekstra që ka ardhur si rezultat i thirrjes së kryer por kanë paralajmëruar klientët që të mos kthejnë telefonata në numra me prefiks. Ja cili ka qenë mesazhi që ka nisur një prej operatorëve drejt një X klienti që kishte shpenzuar 75 lekë jashtë paketës që kishte nga numri me kontratë.

“Info! Vetëm këtë herë, (emri i kompanisë) të rimburson me 75 lekë(me TVSH) të tarifuar si pasojë e thirrjeve drejt numrave me prefiks ndërkombëtar jo të zakonshëm. Tregohu I vëmendshëm dhe mos I kthe thirrjet drejt numrave ndërkombëtare që nuk i njeh. Ti mund ta evidentosh nga prefiksi jo I zakonshëm dhe si thirrje e shkurtër. Për më shumë info. Tel. (numri )” thuhet në mesazh.

Modifikuar më E mërkurë, 04 July 2018 09:39
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...