Duket se rreziku nga tërmetet nuk ka kaluar ende. Lëkundje të forta sizmike janë ndjerë sërish para pak minutash. Epiqendra edhe këtë herë ka qenë në Durrës dhe sipas agjencive ndërkombëtare të tërmeteve lëkundja ka qenë e fortë me magnitudë 4.8 ballë.
Tërmeti i radhës ka rënë në orën 13.24 minuta, lëkundje që janë ndjerë deri në Tiranë e në Lezhë, përveç qarkut të Durrësit.
Deri tani numërohen rreth 50 lëkundje që nga ora 11.00 kur u shënuan lëkundjet e para, të cilat ishin edhe më të forta. Për pasojë, shumë dëme materiale janë shkaktua në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Krujë etj., ndërsa qytetarët kanë braktisur godinat ku ndodheshin dhe kanë qëndruar për disa minuta në rrugë për të shmangur më të keqen.