Zyra e propagandës së Erion Veliajt i shpërndau foto sajesat për dëmtimin e godinës së Teatrit Kombëtar pas tërmetit të fuqishëm që preku sot Tiranën. Si një hileqar, Veliaj, menjëherë pas tërmetit dërgoi te Teatri Kombëtar vartësit që të shkrepnin foto nga të çarat në muret e godinës, të çara këto ekzistuese edhe para tërmetit.
(foto e shkrepur nga zjarrëfikësit e Veliajt)
Këto foto janë shpërndarë më pas në portalet dhe mediat, që njihen për mbështetjen ndaj kryebashkiakut Veliaj, të cilat i dhanë jehonë faktit se godina e teatrit është aq e vjetër saqë rrezikon jetën e artistëve.
Pak më parë, 55neës.al publikoi foton makinës zjarrëfikëse e dërguar te teatri nga Erjon Veliaj.
(fotoja e zjarrëfikësve e publikuar në portale)
Ky i fundit e justifikon shembjen e godinës me vjetërsinë dhe rrezikshmërinë që mbart Teatri për vetë artistët. Fakt ky i hedhur poshtë nga urbanistë, por edhe nga tërmeti i fuqishëm që preku sot Tiranën.