Sekuestrohen llogari bankare në vlerën e 1.5 milionë euro, të ardhura këto të dyshuara nga aktiviteti kriminal.
Specialistët për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Tiranë, bënë sekuestrimin e llogarive bankare, gjendjeve në to, si dhe aseteve në vlerën :
- 1. 5 milionë euro (të një shoqërie me objekt veprimtarie në fushën e tregëtisë ndërkombëtare).
Kjo shoqëri e krijuar në vendin tonë nga shtetasi i huaj italian Stefano Lorenzi, (me precedentë të ndryshëm penal në Itali për deklarata mashtruese dhe krime në fushën e tatimeve) ka përfituar për një periudhë të shkurtër kohore sasi të konsiderueshme në valutë euro nga shoqëri të huaja dhe një pjesë të tyre ndërmjet transfertave i ka transferuar në vende të ndryshme si Hong Kong, Kinë dhe Itali.
Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Tiranë njoftohet se po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminal.