Holstein: Migrimi në Gjermani nuk është zgjidhje për Shqipërinë

E Enjte, 05 July 2018 07:10

Mundësi që rinia të mos emiogrojë dhe kontribuojë në procesin unik të përafrimit me BE, për këtë u diskutua në Tiranë në një tryezë të organizuar nga fondacioni gjerman Friedrich Ebert.

Prishmëritë e BE-së nga Shqipëria që ajo të meritojë hapjen e negociatave të anëtarësimit në 2019 janë temë e ditës në Tiranë. Në një tryezë të rrumbullakët të organizuar të hënën (2.07.2028) nga fondacioni gjerman Friedrich Ebert, politikanë vendas, europarlamentarë dhe diplomatë të vendeve të BE diskutuan për detyrat e shtëpisë që Shqipëria duhet t'i bëjë mirë pas konkluzioneve të Këshillit të Përgjithshëm të BE, në Luksemburg.
Ndalim tërësisht azilkërkimit për motive ekonomike në vendet e BE/Fakti që mijra qytetarë nga Shqipëria, vitin e kaluar, kërkuan azil për motive ekonomike në vendet e BE , kryesisht në Francë dhe Holandë, ishte një nga argumentat kokëforta për bindjen e këtyre dy vendeve se Shqipëria nuk ishte gati të hapte negociatat e anëtarësimit në qershor 2018. Shifrat zyrtare mbështesin bindjen e tyre:  EUROSTA deklaron se  27. 575 shqiptarë kërkuan në vitin 2017 azil për motive ekonomike. Numri është shqetësues edhe pse 30 % më i ulët se një vit më parë.
Menaxhimi i integruar i kufinjve të Shqipërisë dhe marrveshja me FRONTEX ( European Border and Coast Guard Agency- Agjensia për Ruajtjen e Kufirit Europian dhe Rojes Bregdetare)  kanë ulur në mënyrë drastike në 6 muajt e parë të këtij viti emigrimin e paligjshëm dhe azilkërkimin.
Anke Holstein, Zv. Ambasadore e Gjermanisë në Tiranë, tha në tryezën e rrumbullakët se situata ka ndryshuar tërësisht. "Numri i azilkërkuesve nga Shqipëria nuk është më një problem në Gjermani. Kjo ҫështje  është zgjidhur përmes bashkëpunimit shumë të mirë mes dy vendeve. Praktikisht, mundësia e azilit të qytetarëve nga Shqipëria në Gjermani është përjashtuar” tha Anke Holstein.
Pro&Contra ndaj hapjes së tregut të punës për Ballkanin Perëndimor nga Gjermania/ Por situata ekonomike në Shqipëri dhe gjithë Ballkanin Perëndimor mbetet e vështirë. Në raportin e fundit të Bankës Botërore " Trendi i Tregjeve të Punës në Ballkanin Perëndimor- 2018” theksohet: "Tregjet e Punës në vendet e Ballkanit Perëndimor -  Shqipëri, Bosnjë-Herzegovinë, Kosovë , ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe Serbi karakterizohen nga një nivel i ulët punësimi dhe i lartë papunësie në raport me standardet europiane. Gjithë rajoni po përballet, si kudo në Europë, me tkurrjen e popullsisë për shkak të nivelit të ulët të lindjeve dhe emigrimit. Rreth 1/ 3 e popullsisë në rajon është në emigracion”.
Të dhënat aktuale të Bankës Botërore hedhin dritë në një realitet ku rajoni prej dekadash është furnizues me emigrantë në BE. Kjo pasi përmirësimet në tregjet e punës nuk kanë qënë të mjaftueshme për të mos nxitur rininë dhe njërezit e arsimuar të mos emigrojnë.
Përkimi i nevojave të qytetarëve të BP për punë dhe i Gjermanisë për fuqi punëtore ka sjellë hapjen e tregut gjerman të punës ndaj rajonit.
" Gjermania ka hapur tregun e punës për Ballkanin Perëndimor. Ka shumë njerëz nga Shqipëria që janë të interesuar tëpunojnë në Gjermani. Ka vonesa në dhënien e vizës për shqiptarët, që kanë një kontratë pune edhe pse personeli në sektorin e vizave është shtuar me 6 gjermanë dhe një shqiptar", tha zv. Ambasadorja gjermane në Tiranë, Anke Holstein: "Nuk mendoj që migrimi në Gjermani është një zgjidhje për Shqipërinë. Sidomos rinia duhet të qëndrojë në Shqipëri dhe të kontribuojë në këtë process unik të përafrimit të Shqipërisë me BE. Forca e punës , profesionistët, ekspertët i duhen Shqipërisë. Dhe në fakt ka shumë mundësira që ata të qendrojnë në vend", thekson Anke Holstein.

Modifikuar më E Enjte, 05 July 2018 17:28
Login to post comments