Ndërhyrja në kohë e Policisë së Dibrës ka bërë të mundur parandalimin e mëtejshëm të një konflikti me armë.
Në njoftimin e policisë së Dibrës ditën e sotme bëhet me dije se në orët e mbrëmjes së djeshme ka marrë njoftim se në malin e fshatit Dushaj, ka një konflikt mes disa personave, ku njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku ka konstatuar se Bajram Disha, 63 vjeç, banues në fshatin Dushaj, sapo ka parë shërbimet e policisë duke përfituar edhe nga terreni malor është larguar me shpejtësi.
Nga veprimet e para të kryera nga grupi hetimor ka rezultuar se Bajram Disha, pas një konflikti për motive pronësie ka kanosur me armë zjarri, Y.B, R.D, K.Ll, punonjës të Drejtorisë së shërbimit pyjor, Bashkia Bulqizë dhe disa punëtorë të një firme private.
Nga të shtënat nuk ka patur persona të dëmtuar.
Blutë e Dibrës bëjnë me dije se po punohet për kapjen e tij.