Aktori Bujar Asqeriu ka bërë një deklaratë të fortë jashtë ambienteve të Kuvendit, teksa iu kërkoi për herë të fundit deputetëve që të mos ngulin dhëmbët mbi Teatrin Kombëtar.
“Artistët janë njerëzit më të nderuar të Kombit, që i kanë dhënë shpresë, i kanë dhënë gjakun e tyre këtij vendi. Të nderuar deputetë edhe njëherë po ju them kalojeni në mendjen dhe në zemrën tuaj, dhe do të kuptoni në psiqikën tuaj se nëse votoni këtë ligj është një krim. Dhëmbët tuaj nuk mund të ngulen te ai Teatër, nuk mund ta kafshoni, prandaj ju bëj thirrje për herë të fundit”, u shpreh Asqeriu.
Pritet që opozita të bllokojë sërish seancën, ashtu siç ka ndodhur përgjatë dy muajve të fundit, ndërsa qytetarët sa vinë dhe duke u shtuar në ambientet e jashtme të Kuvendit.