Para pak minutash banorët e Bërzhitës në Tiranë raportuan se kishin gjetur të mbytur një fëmijë në ujërat e lumit Erzen.
Por menjëherë ka reaguar policia e cila përmes një njoftimi zyrtar bën me dije se fëmija rreth 14 vjeç është gjallë, në spital.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 05.07.2018, rreth orës 12:30, jemi njoftuar se në Bërzhitë, banorët e zonës kanë nxjerrë nga ujërat e lumit Erzen, (me shenja jete) një fëmijë të mitur rreth moshës 14 vjeç, i cili dyshohet të jetë futur për tu larë dhe ka rrezikuar të mbytet.
Në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku bënë të mundur dhe transportimin e fëmijës për ndihmë mjekësore në spital.