Ministri zbulon mashtrimin e Veliajt, oborri i teatrit do jepet për kulla

E Enjte, 05 July 2018 14:50

Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj ka zbardhur disa detaje në lidhje me kontratën që parashikohet me kompaninë “Fusha sh.pk” për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, duke zbuluar “pa dashje” një të vërtetë të hidhur. Ministri i Ekonomisë dhe Financave me formimin bazë “mësues anglishtje” deklaroi se: “Qytetarët përfitojnë mbrapsht të njëjtën pronë, por gati tetëfish më të madhe. Artistët përfitojnë katër salla. Nuk ka kate që ta shfrytëzojë private në këtë pronë, nga 1126 m2 që ka aktualisht në pronësi teatri do të zgjerohet në 9000 m2 ndërtim”.

Sipas tij, prona publike mbetet e pacënuar dhe aktorët dhe qytetarët do të marrin një teatër të ri. Por pikërisht në këtë klauzolë është kleçka e madhe që në fillim u hodh në tregun e llafologjisë nga Lali Eri dhe po vijon të mbrohet nga vetë kryeministri dhe ministrat e tij. Qëllimi mbetet që në themelet e teatrit aktual të ngrihet një objekt katër kate dhe në metra katrorë mund të arrijë deri në 9 mijë metra ndërtim, por synimi i vërtetë është që t’i merret trualli që sot është oborri i teatrit dhe ti kalojë kompanisë së ndërtimit e cila pritet të ngrejë një nga shtatë kullat e projektuara.

Kjo aferë e dukshme, vetëm ditët e fundit ka filluar të kapet nga artistët, që po kuptojnë se Lali Eri i mashtroi sy më sy, duke u thënë se nuk do preket asnjë centimetër që është pronë e teatrit. Projekti i ri ndonëse mbahet i fshehur dhe qëndron vetëm në zyrën e Lali Erit dhe kryeministrit Edi Rama ka nisur të zbardhet gradualisht dhe synimi i vetëm mbetet ngritja e shtatë kullave në një nga zonat historike të kryeqytetit fare pranë qëndrës.

Fiksimi i kryeministrit pas kullave dhe rrafshimi i çdo objekti më histori dhe arkitekturë të vjetër në Tiranë nuk është më “ide në letër”, pasi Bashkia Tiranë ka aprovuar çdo kërkesë që i ka mbërritur për ngritjen e qiejgërvishtësve në të gjithë bulevardin “Dëshmorët e Kombit".

Modifikuar më E Enjte, 05 July 2018 14:52
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...