Një 40 vjeçar nga Fieri është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se është autori i rrëmbimit të një 17 vjeçareje, ngjarje e ndodhur më 7 dhjetor të vitit të shkuar.
Në pranga përfundoi Shpëtim Muharremi, banues në fshatin Levan të Fierit.
"Ndalimi i tij u bë pasi , nga denoncimi i prindërve të një shtetaseje 17 vjeçare banuese në Gjirokastër më datë 07.12.2017, si dhe veprimeve hetimore të deritanishme, dyshohet se është autori i rrëmbimit të 17-vjeçares dhe që e mban peng për motive të dobëta. Vazhdojnë hetimet për lokalizimin dhe gjetjen e të miturës si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes", sqaron policia.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.