Një 40-vjeçar nga qyteti i Gjirokastrës është arrestuar pasi akuzohet për rrëmbimin e një adoleshenteje.
Sipas raportimeve të policisë vazhdojnë hetimet për lokalizimin dhe gjetjen e të miturës si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Shtetasi Shpëtim Muharremi, 40 vjeç, i dyshuari kryesor për zhdukjen e 17-vjeçares është banues në Levan, Fier.
Ndalimi i tij u bë pasi , nga denoncimi i prindërve të një shtetaseje 17 vjeçare banuese në Gjirokastër më datë 07.12.2017, si dhe veprimeve hetimore të deritanishme, dyshohet se është autori i rrëmbimit të 17-vjeçares dhe që e mban peng për motive të dobëta.
Vepra penale në ngarkim të tij ” Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, parashikuar nga neni 109/1 i Kodit Penal.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.