Një 53-vjeçar ka tentuar ti japë fund jetës, sot, duke prerë damarët e duarve.
Pas kësaj ai menjëherë u dërgua në spital, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Mbeten enigmë shkaqet e këtij akti, ndërsa mësohet se Policia po heton mbi ngjarjen.
Informacion paraprak
Më datë 05. 07. 2018, në rrugën “Mine Peza”, në banesë, shtetasi A. L., 53 vjeç, ka prerë damarët e duarve, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekeve. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.