Kabllot elektrike që shërbejnë për ndriçimin e rrugës nacionale Korçë-Ersekë janë grabitur gjatë natës nga persona ende të paidentifikuar.
Policia po heton për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Kjo nuk është vjedhja e parë që raportohet nga qyteti i Korçës, pasi në 10 ditët e fundit janë grabitur 16 banesa dhe biznese. Në vetëm 5 ngjarje policia ka mundur të identifikojë autorët.