Një 29-vjeçar është arrestuar nga shërbimet e njësisë ‘Shigjeta’ për armëmbajtje pa leje.
Gjatë kontrolleve nëpër rrugë, policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimi në flagrancë Leonardo Rakipllari, 29 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip ‘Audi’, në rrugën ‘Isuf Elezi’, pasagjerit të mjetit Leonard Rakipllari, i është gjetur në çantën e tij të krahut, një armë zjarri e llojit pistoletë tip ‘Zastava’, të cilën e mbante pa leje.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë dhe një krehër me 12 copë fishekë.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale ‘Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit’.