Deputetja e Partisë Demokratike, Fatbardha Kadiu, ka shprehur shqetësimin për paradoksin që po ndodh me biznesin në qytetin e Durrësit, duke zbuluar se vetëm në vitin e fundit janë mbyllur 258 subjekte.
Përmes një statusi në profilin e saj në Facebook, deputetja demokrate deklaron se pavarësisht se turizmi është në rritje, Bashkia Durrës nuk e ka riorientuar biznesin drejt trendit të ri.
“Bashkia e Durrësit shënoi numrin më të madh të bizneseve të mbyllura me një total prej 258 subjektesh. Edhe pse turizmi ka njohur rritje kohët e fundit sidomos në vizitorë nuk e ka ndihmuar qytetin bregdetar të riorientojë bizneset drejt trendit të ri. Shifrat tregojnë se në harkun kohor të një viti kanë mbyllur aktivitetin 2.5 për qind e bizneseve”, - shkruan Kadiu në statusin e saj.