Një masiv shkëmbor është shembur në aksin rrugor Gramsh-Elbasan, pranë fshatit Cingar.
Një pjesë e këtij masivi ka rënë në rrugë dhe siç shihet edhe nga fotot pjesa tjetër mund të bjerë nga momenti në moment dhe paraqet rrezikshmëri për shoferët që lëvizin në këtë aks.
Ndonëse është e mbuluar me rrjete në këtë pjesë të shkëmbit është dëmtuar dhe paraqet rrezikshmëri për udhëtaret e natës.
Pjesa e masivit shkëmbor ndodhet në një kthesë të dyfishtë dhe pa sinjalistikë rrugore.