Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Vlorë, ku një 74-vjeçar ka rënë nga kati i tretë i pallatit ku jetonte. Ngjarja ndodhi në lagjen ‘28 Nentori’. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet R.C., ndodhet në spital.
Njoftimi i Policisë
Më datë 05. 07. 2018, në lagjen “28 Nëntori”, ka rënë nga kati i tretë i pallatit ku banon, shtetasi R. C., vjeç 74, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.