Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, kapitali i firmës “Fusha” është i përkthyer në valutë, rreth 1.7 milion euro (ekstrakti bashkëlidhur, datë 5.7.2018). Kryeministri dhe qehallarët e tij deklaruar se teatri i ri do kushtojnë 30 milionë euro dhe shteti nuk do paguajë asgjë. Tani që po shohim kapitalin e firmës në fjalë, kemi plot arsye të besojmë se firma në fjalë ose ka të ardhura të tjera të padeklaruara, ose nuk i ka dhe po eksperimenton me këtë sipërmarrje, ose boshllëkun do e plotësojë me para që do vinë jo në mënyrë të rregullt. Në rastin më të keq, firma në fjalë mund të shembë teatrit e të thotë se nuk ka para për 10 vitet e ardhshme. Mund t’ia shesë një investitori tjetër që nuk dihet cili do jetë. Meqë kemi një investim kaq të madh në qendër të Tiranës, a kanë organet shtetërore një informacion apo hetim të brendshëm mbi veprimtarinë e firmës në fjalë, gjë të cilën e bën çdo shtet në botë, pa qenë nevoja të dalin në mbledhje nëpër hotele apo liqene fshatrash.