Një ditë pas votimit të ligjit që i hap rrugën grabitjes së truallit të Teatrit Kombëtar, artistët kanë dalë sërish në protestë. Ata janë mbledhur në sheshin e teatrit, duke paralajmëruar qëndrime ekstreme deri në ngujim brenda godinës së teatrit. “Ne s'do lejojmë ta shembin, s'do lejojme të na grabisin pronën tonë publike! Rezistojmë deri në fund në mbrojtje të Teatrit Kombetar, në mbrojtje të Prones Publike!!” thonë artistët.
Ndiqni më poshtë live, atë që po ndodh në sheshin e Teatrit Kombëtar: