Java e parë e korrikut ka sjellë 6 të mbytur në plazhet shqiptare. Vitin e kaluar gjatë sezonit turistik në Shqipëri u mbytën 51 turistë kundrejt 11 në të gjithë plazhet e Europës. Këto janë statistikat që ish kryeministri Berisha, ka publikuar në llogarinë e tij personale në Facebook.
Plazhet shqiptare kanë mungesë të theksuar të rojeve bregdetare dhe si pasojë ka shumë persona të mbytur, ndërsa kullat e vrojtimit duhet të jenë në çdo 200-250 metra plazh.
Në plazhet shqiptare mungon edhe sinjalistika dhe korridoret e dukshme të hyrje-daljeve në det të mjeteve lundruese që përdoren për argëtimin e pushuesve.
Pas datës 15 qershor, janë paralajmëruar kontrolle të vazhdueshme për plotësimin e kushteve të sigurisë në plazhe. Deri atëherë përgjegjësia për sigurinë e jetës së pushuesve mbetet jetime dhe gjithsecili duhet të rrisë kujdesin ndaj vetes dhe të tjerëve për t’u dhënë ndihmën e parë, teksa pushon në plazhet shqiptare.
Statusi i plotë:
13 mins ·
Inaugurohet sezoni i mbytjeve ne plazhet e askujt!
Tre te mbytur ne plazhet e askujt, Sarande nje turiste polake, ne Currila, Porto Romano dy pushues shqiptar. Nga 1 korriku gjer sot 6 te mbytur. Vitin e kaluar gjate sezonit turistik ne detrat dhe lumenjte e Shqiperise u mbyten 51 turiste kundrjet 11 ne te gjithe plazhet e Europes! sb