Pavarësisht deklaratave që bëhen çdo ditë nga ana e qeveritarëve sa i përket luftës kundër kanabisit duket se kultivuesit e lëndëve narkotike janë akoma përpara shtetit.
Gjatë ditës së stome është zbuluar një tjetër parcelë kanabisi.
Njoftimi i policisë:
Vijojnë aksionet për identifikimin dhe asgjësimin e lëndëve narkotike në rrethinat a Krujës. Burime policore bëjnë me dije se në fshatin Zgërdhesh, Krujë, në afërsi të vendit të quajtur “Ligate””, në një sipërfaqe pa pronar, të shpyllëzuar janë gjetur të mbjella dhe u asgjësuan 83 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 284 i Kodit Penal. Po ashtu në afërsi të vendit të quajtur “Arrtesh” , në një sipërfaqe të shpyllëzuar, janë gjetur 117 bimë narkotike të dyshuara Canabis Sativa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Krujë. Neni 284 i Kodit Penal.