Në një kohë kur vendi jonë është goditur nga disa tërmeti, ku më i forti ishte ai i ditës së mërkurë me magnitudë 5.2 në Tiranë dhe në Durrës 5, fika më e madhe ngelet nëse do të ketë të tjera lëkundje.
Sizmologu Rrapo Ormeni në një intervistë për ‘Kjo javë’ në ‘News 24’ informoi mbi tërmetin si dhe faktit se sa e rrezikuar është Shqipëria nga ky fenomen. Ormeni nënvizoi disa zona në Shqipëri që sipas studimeve janë aktive ndaj tërmeteve.
“Zona e parë është zona e bregdetit Adriatiko-Jonian që përfshihet Vlora, Saranda. Është edhe një brez shumë i fuqishëm dhe aktiv në numrin e rënieve të tërmeteve Vlorë-Lushnje-Elbasan-Dibër. Në ketë zonë kanë rënë tërmete të fuqishme. Më pas tërmet tjetër ishte dhe ai i 1967 në Dibër me magnitudë 6.7, ku ka pasur dëme të mëdha”, ka sqaruar ai,
I pyetur se sa të sigurta janë objektet e banimit, veçanërisht ndërtesat e larta që kanë ndërtuar vitet e fundit, Ormeni pohoi: “Ndërtueseve u jepet informacione me harta dhe po të zbatohen këto kritere nuk do të kenë probleme. Proceduat ndiqen janë të përcaktuara me ligj. Zbatimi është tjetër hallkë që e ndjek shteti. Në përgjithësi ndërtimet janë serioze pasi dihet se ke të bësh me jetë njerëzish”, ka deklaruar eksperti i tërmeteve.
Në fund, ai sugjeroi në rastet kur bie tërmet, njerëzit duhet të qëndrojnë poshtë objekteve të forta siç është tavolina.