Policia e Dhërmiut ka vënë në pranga një të ri, pasi lëvizte me armë zjarri me vete. Personi i arrestuar është Rei Vrapi, 21 vjeç, banues në Vlorë. Sipas policisë, 21-vjecari po lëvizte si pasagjer me një mjet tip BMV X5 së bashku me tre person të tjerë. Policia sqaron se arrestimit i të riut nuk ka lidhje me ngjarjen në një lokal nate në Dhërmi, ku pati të shtëna me armë zjarri gjatë natës.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Policisë në Dhërmi, kanë marrë informacion se një i ri po lëviste me armë zjarri me vete, si pasagjer në një automjet BMV X5.
Policia menjëherë ka organizuar punën, ku rreth orës 23.00, në fshatin Dhërmi, bashkia Himarë, në lagjen “Gjilek”, është konstatuar mjeti që dyshohej se lëviste personi që kishte armë me vete.
Gjatë kontrollit fizik të bërë shtetasit Rei Vrapi, 21 vjeç, banues në Vlorë, Policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë materiale një armë zjarri e markës TT me një kreher me 7 fishekë.
Ky shtetas ishte duke udhëtuar si pasagjer në automjetin e markës BMË X5 me pronar shtetasin R.S., 22 vjeç, banues në Vlorë.
Në automjet udhëtonin edhe 3 persona të tjerë, të cilët së bashku me automjetin janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Himarë për veprime të mëtejshme hetimore.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë, u bë arrestmi në flagrancë i shtetasit Rei Vrapi, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municoinit”, ndërsa personat e tjerë janë lënë të lirë.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.