×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ndalimi i qeseve plastike, biznesi konfuz: Nuk dimë cilat lejohen e cilat jo

Diel, 08 July 2018 11:39

Një javë më parë hyri në fuqi ligji për ndalimin e prodhimit dhe përdorimit të qeseve plastike, të cilat kanë një ndikim shumë negativ në mjedis.

Por, një javë pas hyrjes në fuqi të ligjit dhe përcaktimit të vlerës së gjobës, për të gjitha subjektet që konstatohen duke i’u dhënë klientëve qese, qindra biznese të vogla por edhe të mesme nuk kanë informacion se cilat lloje qesesh janë të ndaluara për t’u përdorur dhe cilat jo.
Shqetësimin e ngre për Ekonomix.al kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të mesëm, Albert Nasto, i cili shprehet, se në 3 mijë biznese të pyetura në 10 qytete të mëdha në vend, është konstatuar si shqetësim, mosinformimi i Ministrisë së Mjedisit për llojet e qeseve që nuk duhet të përdoren.
Ka disa ditë që ka hyrë në fuqi ligji për heqjen e qeseve plastike të pariciklueshme. Aplikimi i këtij ligji argumentohet, se këto lloj qesesh janë të dëmshme për shëndetin tonë.
E kush nuk do të ishte dakort kur flitet për shëndetin e fëmijëve, por edhe tonin. Por çka unë do të dënoncoja sot, është fakti, se Ministria që drejtohet nga z. Klosi nuk ka menduar, se këtë ligj kush do ta zbatojë sepse mbi 80% e biznesit nuk kanë as më të voglin lajmërim për cilat qese plastike ndalohet perdorimi.
Ne si grupi më i madh i interesit pyetëm mbi 3000 biznese të ndryshme në 10 qytete të medha dhe askush nuk ka as më të voglin informacion, por edhe nuk janë vizituar nga strukturat e zbatimit të ligjit.
Nuk u njoftuan as me reklama në televizione kombëtare”, thotë Nasto.
Ai ngre edhe një tjetër shqetësim, që ka të bëjë me vlerën shumë të lartë të gjobës së parashikuar për bizneset, nëse konstatohen duke prodhuar apo tregtuar qese plastike.
Nasto thekson, se nga 1.5 milionë lekë të vjetra, siç parashikohet në ligj, deri në 8 vite burg, është një masë shumë e ashpër, duke e konsideruar këtë ligj si një shembull nga Koreja e veriut.
Nga ana tjetër, ai thekson, se gjoba është parashikuar e barabartë si për prodhuesin e qeses ashtu edhe për biznesin që mund t’a përdorë atë për ambalazhim.
“Ajo që ne kundërshtojmë është gjoba për thyerje të ligjit: 15 milion lekë të vjetra. Kjo quhet çmënduri!  Këto janë modele e mara nga Koreja e Veriut.
Kjo gjobë kthehet në 8 vjet burg. E çuditshme, gjoba është e barabartë si për prodhuesin por edhe për një subjekt të vogël.
Është e qartë, sipas nesh, se ky është shkatërrim për biznesin dhe favorizon monopole të caktuara”, thotë Nasto.
Përmes një vendimi të posaçëm, tashmë në Shqipëri përdorimi i qeseve plastike deri në 30 mikron, konsiderohet veprim i paligjshëm ndaj dhe të gjitha subjektet e prodhimit, tregëtimit, dhe importimit të këtyre qeseve do të kontrollohen nga ekspertët e fushës.
Vendimi i Këshillit të Ministrave do të zbatohet në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe zbatimi këtij vendimi do të nisë nga prodhuesit e këtyre qeseve, tregëtuesit, importuesit, duke shkuar deri te konsumatori më i thjeshtë, qytetari.
Për Shoqatën e e Ricikluesve, vendimi i marë për ndalimin e përdorimit dhe prodhimit të disa llojeve të këtyre qeseve është pozitiv, por me rëndësi është menaxhimi i integruar i mbetjeve.

Modifikuar më Diel, 08 July 2018 11:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...