Grupi i Antikontrabandës Doganore në Kavajë ka kapur sot tre emigrantë pakistanezë, të cilët kishin hyrë në mënyrë ilegale në vendin tonë.
Shtetasit pakistanezë janë pikasur mes fshatrave Kakavijë dhe Vrisera, teksa ecnin në një largësi 10-15 metra nga njëri-tjetri, duke kontrolluar aksin për të hyrë në rrugën nacionale.
Grupi i Antikontrabandës ka ndërhyrë menjëherë dhe ka ndaluar tre emigrantët, duke i dorëzuar ata për veprime të mëtejshme në Policinë Kufitare të Kakavijës.
Shtetasit me kombësi pakistaneze u kapën gjatë kontrollit në terren që Doganat Shqiptare po ushtrojnë lidhur me ligjshmërinë e lëvizjes së mallrave në kufirin e gjelbër.