Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka hequr për disa çastet petkun e politikanes, për ti dedikuar një urim mjaft prekës, vajzës së saj Borës, e cila sot mbush 20 vjeç.
Ja urimi i Kryemadhit për Borën:
Teksa të shoh që rritesh uroj me zemër që Zoti të të plotësojë çdo dëshirë! ???????? Dëgjoftë dhe plotësoftë nga pak edhe urimet e mia për ty.
20 vite nuk kanë mjaftuar ende për të të thënë sa të dua, e ndoshta as 120 të tjerë nuk do të mjaftojnë për të të treguar sa me fat jam që jam nëna jote! ????????