590 tërmete në pak ditë në Shqipëri, sizmiologu jep lajmin e rëndësishëm

Hënë, 09 July 2018 09:08

Sizmologu Rrapo Ormeni ka folur lidhur me goditjet më të fundit të tërmeteve në vend.

Ormeni tha se dy goditjet e natës së kaluar kanë qenë të lehta dhe nuk përbëjnë rrezik. 

Sipas tij, deri më tani, që prej 4 korrikut, kur vendi u godit nga një tërmet i fortë 5.1 ballë i shkallës Rihter, janë regjistruar plot 500 lëkundje, intensiteti i të cilave ka ardhur duke rënë.

Në një lidhje telefonike për Report Tv, sizmologu Ormeni sqaroi se vatra e këtyre tërmeteve është Gjiri i Lalzit, pasi janë vijueshmëri e goditjes së parë, por që tashmë janë të lehtë dhe ndihem shumë pak vetëm në epiqendër.

Ku ka qenë epiqendra e lëkundjeve?

Në Gjirin e Lalzit, këto lëkundje kanë lidhje me tërmetin që ra në orën 11:01, por shkalla e tyre është më e vogël, edhe numri i tyre po ashtu. Janë tërmete që janë në vijueshmëri, tërmete që regjistrohen, por që nuk e kanë efektin dhe nuk ndjehen, ose shumë pak. Këto lëkundje janë regjistruar vetëm në epiqendër.

Pse kaq shumë lëkundje atje?

Në total janë regjistruar 590 tërmete, numri i tyre në ditët e parë ishte i lartë, ndërsa tani ka ardhur duke u ulur në masë të konsiderueshme, deri sa të shuhen fare.

Çfarë parashikohet, a ka rrezik?

Kjo ishte një goditje mesatare, që shoqërohet me goditje të tjerë, që vijnë duke u shuar. Nuk ka problem, s’ka rrezik


Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...