Pas plot pesë ditësh lëkundje dhe tërmete të njëpasnjëshëm, vatra e aktivizuar në Gjirin e Lalzit është shuar. Sipas Sizmiologëve dy lëkundjet e fundit janë regjistruar mëngjesin e së hënës, por nuk e kanë kaluar magnitudën 2.2 të shkallës Rihter.
Situata është normalizuar, ndërsa pas tërmetit të fuqishëm të së mërkurës, janë shënuar 600 lëkundje edhe me intensitet të fortë. Për shkak të thyerjes së madhe tektonike në zonën e Gjirit të Lalzit, tërmetet vijuan aktivitetin e tyre për gati një javë, ku më i fuqishmi ishte ai i të mërkurës mbi 6 ballë.