Aktori Nertian Liçaj në një reagim në protestën që zhvillohet për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar e ka cilësuar parlamentin të delegjitimuar nga vetë politika. Liçaj ka ftuar gjithë qytetarët në protestë pasi sipas tij institucioni më i rëndësishëm është goditur dhe se interesi për të jetuar në një vend të korruptuar ka mbaruar por ka interes akoma për një të ardhme të mirë. “Çfarë duhet që të presin më qytetarët kur është de legjitimuar institucioni më i rëndësishëm i vendit që është Parlamenti. Nëse ata kanë vendosur që të na vrasin ne, dy duar për një kokë janë. Koha ka treguar se sa herë qytetari ka dal përpara pushtetit kemi parë që kanë fituar qytetaria. Kemi interes për një të ardhme më të mirë, kemi një interes që të mos jetojmë në këtë vend të korruptuar nga fillimi deri në fund. Ne mund të ndryshojmë çdo gjë në këtë vend, nëse dalim dhe tregojmë se kush jemi”- u shpreh Liçaj