Si u ideua “projekti Belgjika”, metoda që e ka zili bota e futbollit

Tuesday, 10 July 2018 07:06

Belgjika doli e para në grupin G duke e lënë Anglinë, kampione bote për vitin 1966 në vendin e dytë, më pas çoi në shtëpi Japoninë dhe të premten befasoi botën kur eliminoi Brazilin, vendin më fitimtar të planetit. Djajtë e kuq kanë një ekip të ri me shumë talente, por kjo e tashme nuk është një rastësi, europianët vendosën të ndryshonin në kohë dhe të ndërmerrnin një projekt afatgjatë që sot po i marrin frytet dhe që është shndrruar në zilinë e shumë ekipeve. Gjithçka filloi në Eurokupën 2000 kur orgnizuan së bashku me Holandën këtë kampionat. Duhej vetëm të eliminonin Turqinë për të avancuar në turin e rradhës, por u eliminuan nga dora e Hakan Sukur dhe ekipi i tij me rezultatrin 2 me 0. Në tribunën e asaj kohe, King Baudouin Stadium, në Bruksel gjendje Michael Sablon, një nga protagonistët e kësaj historie. Ish trajneri i dytë i Guy Thys gjatë botërorit 1986, 1990 dhe 1994 u ul në zyrën e tij dhe me ndihmën e Institutit të Kontrollit të Lëvizjes dhe Neuroplasticitetit thirri të gjithë klubet për të marrë imazhe të futbollit bazë. Pasi analizoi më shumë se 1500 orë të ndeshjeve për të rinj mbërriti në përfundimin se fëmijët e preknin pak herë topin për ndeshje. Duke parë gabimet dhe problemet e sistemit që në atë kohë prevalonte vendosi të bëjë tri ndryshime kryesore (që ndikuan direkt mbi klubet, ekipet kombëtare, me përjashtim atyre për të rritur si dhe shkollat sportive).

Tri ndryshime thelbësore të projektit:
1.Të gjithë ekipet që kalonin kategorinë kadet (mes 14 dhe 15 vjeç) duhet të përdornin sistemin 4-3-3 si bazë. Kërkuan më shumë prekje, ofensiva dhe difensiva trikëndore dhe shpërndarje dhe tranzicione të shpejta.
2. Kategoria infantil (mes 10 dhe 11 vjeç) dhe nxënës (mes 12 dhe 13 ) do të ndërronte rrënjësisht rregullat duke u përpjekur të fuqizonte kapacitetet teknike të të rinjve. Tek kategoria e parë do të ndesheshin me ekipe prej 5 lojëtarësh, ndërsa tek e dyta do të ishin 7 kundër shtatëve.
3. U këmbëngul që instuticionet të pranonin në rradhët e tyre fëmijët e të huajve. Sablon kërkoi fëmijë “rrugësh” që u integruan në shoqëri përmes një programi që kishte futbollin si qendër. Deri para këtij projekti pak futbollistë me origjinë tjetër kishin mbërritur tek ekipi kombëtar.
Federate e futbollit dhe shteti belg investuan edhe në klube. Klubi Genk shpenzoi 3 milionë euro, ndërsa Liga Standarde futi 18 milionë euro në krijimin e akademisë së saj. Çmime të larta? Aspak, ky klub e rimori këtë shumë me shitjen e Marouane Fellaini-t tek Evertoni prej 19 milionë eurosh. Brenda këtij plani rithemelimi pati një armë me dy kahe. Sablon kërkoi që të gjithë talentet që shquheshin duhet të ngjiteshin tek kategoria e rradhës me qëllimin që të fuqizonin cilësitë e tyre, megjithatë në disa raste prodhonte efektin e kundërt. Falë këtij treguesi disa futbollistë të ekipit aktual mbërritën herët tek ekipi i të rriturve:  Vincent Kompaný debutoi në moshën 18 vjeçare, Axel Witsel dhe Kevin De Bruyne në moshën 19 vjeçare, ndërsa Fellaini dhe Toby Alderweireld në moshën 20 vjeçare. Pengesa e rradhës që duhet të kapërcente Belgjika ishte shndrrimi në eksportues. Liga të tjera si ajo hollandeze, franceze dhe angleze filluan të shquanin potencialin e këtyre të rinjve dhe shpejt i morën në klubet e tyre. Eden Hazard mbërriti në Lille në moshën 14 vjeçare dhe Jan Vertonghen shkoi tek Ajaksi në moshën 16 vjeçare. Belgjika përfitoi një ekip me të rinj të talentuar, por pa përvojë dhe me një origjinë të ndryshme.
Gjenden Lukaku dhe Kompany nga Kongoja,  Fellaini dhe Chadli nga Maroku dhe Carrasco me gjak spanjoll dhe portugez. Georges Leekens nuk gjeti mënyrën për të bashkuar të gjitha pjesët dhe nuk e klasifikoi ekipin në Botërorin e 2010 dhe në Eurokupën e 2012. Ishte moment për të realizuar një goditje tek drejtimit dhe për të vënë në krye Marc Wilmots. Ai ishte motivuesi i lindur për këtë grup, eliminoi barrierat e gjuhës dhe transmetoi ambicien dhe luftën e tij. Nën kujdestarinë e tij “Djajtë e kuq” u përmirësuan duke mbërritur të katërt në Brazil 2014, i eliminoi Argjentina dhe në të njëjtin nivel në Eurokupën e 2016, gjithashtu bëri që ekipi belg të renditej numri 1 nga Fifa për herë të parë në historinë e tij. Edhe pse statistikat u përmirësuan, në nivel brenda fushës nuk ishte ai i pretenduar nga federata, të cilët vendosën që të venë spanjollin Roberto  Martinez. Mentalitet fitues, disiplinë janë konceptete sipas trajnerit që shquan këtë ekip. Bashkë me të mbërriti edhe një pjesë e rëndësishme, ajo e Tierry Henry, kampioni i botës në Francë 1998 që përveç se solli përvojën e tij, ndihmoi që Romelu Lukaku të shndrrohej në një gjahtar brenda zonës. Para mbërritjes së tij sulmuesi i Manchester United kishte 17 gola në 51 ndeshje, ndërsa tani ka 23 në 22 ndeshje.
Ky plan ambicioz ka patur ndikimin e vet social, unifikoi vendin (brenda këtij territori flitet flamenco, frankofonia dhe gjermanisht) që identifikohen në këtë ekip. Nëpër postera të shpërndarë në vendin belg shkruhej në anglisht : “We are Belgium”. Edhe sikur të mos kurorëzohet në Rusi 2018,  “projekti Belgjika” mund të thuhet se ka qenë një sukses që i vendosi sërish “Djajtë e kuq” në plan të parë të botës së futbollit me futbollistë me talente të jashtëzakonshme si Thibaut Courtois, Toby Alderweireld,Vincent Kompany, Kevin De Bruyne, Eden Hazard dhe Romelu Lukaku. Ekipi i Belgjikës nuk gjendet rastësisht në gjysëmfinale dhe hapi i rradhës është në 15, në Shën Petërburg dhe do të kërkojë të trazojë historinë e tij. / titulos.com.ar – bota.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...