Treni i linjës Elbasan-Durrës ka dalë nga shinat mëngjesin e sotëm, ndërsa po udhëtonte afër Rrogozhinës.
Udhëtarët e tmerruar dhe në panik kanë zbritur nga treni. Kanë qenë rreth 100 persona që po udhëtonin, nga të cilët edhe turistë. Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të plagosur.
Sipas burimeve, treni ishte ndarë më dysh dhe duhej vinç për ta rikthyer mbi shina. Drejtoria e Hekurudhave në Durrës ende nuk është prononcuar.