Një shqiptar nga Vlora ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kap me 34 kilogramë hashash. I arrestuari është shtetasi Krenar Neziraj. Vlonjati akuzohet se ishte një korrier droge e se dërgonte lëndën narkotike nga një vend në tjetrin.
Ai u arrestua në flagrancë dhe droga i është gjetur në makinë. Karabinierët ushtruan kontroll në automjet dhe panë se shqiptari nuk po ruante qetësinë. Pas kontrollit, ata gjetën lëndën narkotike. Nëse droga do të shitej në treg do të kapte një vlerë prej më tepër se 350 mijë euro.